​PDK: Arrestohet edhe një militant i VV për blerje votash në Prizren

Brenda një ore në Qendrën e Votimit 2003a, sërish aktivistët e Vetëvendosjes u zunë në flagrancë, duke blerë vota. Edhe për këtë rast me ndërhyrjen e vëzhguesve të PDK-së, është obliguar Policia e Kosovës, që të intervenojë dhe të arrestojë edhe personin e dytë të Vetëvendosjes.

Në një komunikatë për media, Partia Demokratike e Kosovës, dënon ashpër sjelljen e aktivistëve të Vetëvendosjes, duke iu bërë thirrje edhe vëzhguesve të subjekteve tjera politike dhe OJQ-ve, monitorues të zgjedhjeve, t’i raportojnë rastet e tilla.

“Vota e secilit është e shenjtë dhe nuk do të lejohet, që askush të abuzojë me të drejtën legjitime të qytetarëve”, thuhet në komunikatë.

PDK në Prizren me këtë rast shpreh shenjë falënderimi për Policinë e Kosovës, të cilët janë në shërbim të qytetarëve për parandalimin e veprave kriminale, siç janë vjedhja dhe blerja e votave.

loading…