​Pas Vidallit, Interi humb edhe Barellan, Conte ndryshon formacionin

Pas Vidalit ( me tendosje muskulore të kofshës së djathtë), as Barella dhe as Nainggolan. Conte humbet element të rëndësishëm në mesfushë për ndeshjen jetike kundër Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve dhe pa këto elemente, duke i konsideruar Brozovic dhe Gagliardinin si të sigurt, mbetet një balotazh midis Eriksenit dhe Sensi për të luajtur pas dy sulmuesve, Lautaro dhe Lukaku.

Sa i përket Barellsa, lojtari ka një shtrembërim të muskulit. Mesfushori italian gjithashtu do të rivlerësohet të mërkurën në mëngjes, por do të jetë e vështirë ta shohim në stol për sfidën e mbrëmjes së nesërme.

Stefano Sensi është kthyer nga një periudhë e gjatë mungese, kështu që hipoteza se Eriksen do të angazhohet si playmaker është shumë e madhe.

Për danezin do të ishte një mundësi e shkëlqyer për të dëshmuar veten, për më tepër në një skenë ndërkombëtare, pas shumë telasheve me trajnerin Antonio Conte si dhe minutazhën shumë të vogël në dispozicion.

Në bazë të gjitha këtyre zhvillimeve, formacioni i Interit për kundër Shakhtar Donetsk mund të duket si më posht:

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Batons; Hakimi, Gagliardini, Brozovic, Eriksen, Young; Lautaro, Lukaku.