​Parashikimi i motit në Kosovë gjatë dy ditëve të ardhshme

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore.

Vranësirat vende-vende, kryesisht rreth viseve malore, parashihen të sjellin riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.