​Parashikimi i moti për dy ditët e ardhshme

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Në mëngjes parashihet të ketë ngrica të dobëta. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.