​Papa Françesku: Në emër të Zotit, jepini fund çmendurisë së luftës

Kërkoj në emër të Zotit që t’i jepet fund çmendurisë mizore të luftës, është apeli që bën papa Françesku në librin ”Ju kërkoj në emër të Zotit”.

”Dhjetë lutje për një të ardhme shprese. Këmbëngulja e tij mes nesh është dështimi i vërtetë i politikës”, shkruan ”La Stampa” për librin e papës.

”Lufta në Ukrainë ka vënë ndërgjegjen e miliona njerëzve në qendër të Perëndimit, përpara realitetit të ashpër të një tragjedie humanitare që ekziston tashmë prej disa kohësh dhe që na ka treguar të keqen e tmerrit të luftës”, shton gazeta.

“Nuk ka asnjë rast në të cilin një luftë mund të konsiderohet e drejtë. Nuk ka kurrë vend për barbarizëm lufte”, shkruan ndërkohë papa në këtë libër.

“Ekzistenca e armëve bërthamore dhe atomike rrezikon mbijetesën e jetës njerëzore në Tokë”, shton ai.

“Lufta është gjithashtu një përgjigje joefektive, pasi ajo kurrë nuk i zgjidh problemet që synon të kapërcejë. Ndoshta Jemeni, Libia apo Siria, sa për të përmendur disa shembuj bashkëkohorë, a janë më mirë se përpara konflikteve?”, pyet ai.

Papa tregon edhe rrugën e zgjidhjes kur thekson se ”duhet dialog, negociata, dëgjim, aftësi diplomatike dhe kreativitet dhe një politikë largpamëse, e aftë për të ndërtuar një sistem bashkëjetese që nuk bazohet në fuqinë e armëve”. /ANSA