​Pacolli reagon ndaj Serbisë: Mentaliteti i Millosheviçit është ende i gjallë në Beograd

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj paradës ushtarake të Serbisë, duke pohuar se sjella e tillë e Serbisë i dërgon mesazh botës se mbetet një kërcënim për stabilitetin rajonal dhe mentaliteti i Millosheviçit është ende i gjallë në Beograd.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Serbia duhet të sillet si një vend i civilizuar dhe të përqëndrohet në bashkëpunimin rajonal dhe në evropianizimin e saj. Me parada ushtarake mesazhi i vetëm që i dërgon botës është se Serbia mbetet një kërcënim për stabilitetin rajonal dhe mentaliteti i Millosheviçit është ende i gjallë në Beograd. Ne kerkojmë reagim ndërkombëtar kundër kësaj sjelljeje të Serbisë, një ditë pas Ditës së Evropës.