​“Pa Janarin e ’99-ës s’ka kuptim Janari i 2021-ës”

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, njëherit kryetar i OVL të UÇK-së në Pejë, ka kujtuar dëshmorët e Janarit në një mënyrë të veçantë.

Përmes një video-mesazhi ai ka përmendur të gjithë dëshmorët e këtij muaji.

Syla në fund të kësaj video ka thënë se “Pa janarin e vitit 1999 nuk do të kishte kuptim janari i sotëm i vitit 2021! Përulje dhe nderim të rënëve për liri! Lavdi!”, ka thënë Syla.