​Osmani ngushëllon familjen Smaka

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka dërguar sot një telegram ngushëllimi familjes Smaka, me rastin e vdekjes së Riza Smakës.

“Me dhimbje e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të Riza Smakës. Ai kontribuoi në sferën e jurisprudencës, duke qenë edhe anëtar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Gjithashtu ishte njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Profesor Smaka dha kontribut edhe në jetën parlamentare të Kosovës, duke qenë deputet në periudhën 2008-2011. E nderuar Familje Smaka, jetoni me kujtimet më të mira për të, sepse ai la pas vetes një trashëgimi të pasur universitare e politike! Në këto çaste të vështira për ju, bashkëndjej me familjen Smaka! I përhershëm qoftë kujtimi për të!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare profesori universitar Riza Smaka. Ka qenë edhe deputet në Kuvendin e Kosovës nga viti 2008-2011. Ishte anëtar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe ishte njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.