​Nxënësit akoma pa libra në Maqedoninë e Veriut

Edhe pse afrohet fundi i gjysmë vjetorit të parë, në shumë shkolla akoma mungojnë librat.

Nxënësit detyrohen që të mësojnë nga tekste të fotokopjuara. E për gjendjen e krijuar me mungesën e librave, ministri i arsimit Arbër Ademi kërkon mirëkuptim.

Ai premton se problemi me mungesën e librave do të zgjidhet javën që vjen. Ademi tha se në vijim e sipër janë procedurat ankuese tek shtëpitë botuese që duhet ti distribuojnë librat të cilat mungojnë.

“Besoj se deri në javën e ardhshme kjo përfundon, që librat të botohen dhe ata të distribuohen. Se nuk nënkupton vetëm këtë vit të sigurojmë tekste shkollore, mirëpo ato tekste shkollore na shërbejnë edhe për vitin e ardhshëm, për dy vite më pastaj, për arsye se afati i përdorimit të tyre është maksimum pesë vite”, tha Ademi.