​Një tërmet i ri u regjistrua në Kroaci

Një tërmet i ri u regjistrua në ora 18:29 në pjesën qendrore të Kroacisë.

Fuqia e tërmetit është me magnitudë 3.9 sipas shkallës Rihter. Epiqendra ishte 8 kilometra në perëndim të Sisakut, raporton EMSC.

Tërmeti është ndjerë në Sisak, Zagreb, Petrinje, Mala Gorica.