​Një i vdekur dhe 3 të lënduar në një vetë-aksident trafiku në Gjakovë

Një person ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë kanë marrë lëndime si pasojë e një vetë-aksidenti trafiku në Bistrazhin të Gjakovës.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Gjakovës Nysret Gjurkaj ka konfirmuar për Ballkani.info se rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:40.

“Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e tij gjatë lëvizjes në rrugë me pjerrtësi gjatësore (teposhtëze) dhe pasi është rrotulluar me mjet në anën e djathtë jashtë rrugës ka përfunduar në hendek. Të gjithë të lënduarit në aksident, vozitësi dhe tre pasagjerët janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakove. Fillimisht sipas mjekëve të gjithë të lënduarit kishin lëndime të lehta trupore dhe me vetëdije, por pas një kohe mjeku kujdestar ka njoftuar se një nga të lënduarit rreth moshës 60-vjeçare ka ndërruar jetë”, ka thënë Gjurkaj.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit dhe hetimet e trafikut rajonal janë duke u marrë me hetimin e rastit.