“Një fëmijë vdiq në krahët e mi”
Një përkthyes afgan që ka punuar me forcat amerikane ishte dëshmitar i shpërthimit në aeroportin e Kabulit.
Personi, të cilit CBS News i referohej si “Carl”, përshkroi se si ai u kujdes për një vajzë pesë-vjeçare e cila vdiq në krahët e tij.
“Pashë shumë njerëz të lënduar dhe njerëz që ishin shtrirë në tokë. Unë pashë një fëmijë dhe shkova tek ajo dhe e mora ta çoja në spital. E çova në spital, por ajo vdiq në duart e mia”, rrëfeu ai, duke vlerësuar se mosha e saj ishte rreth pesë vjeç.
“Kjo është zemër-thyese. Ajo që po ndodh tani është zemër-thyese, i gjithë ky vend është shpërbërë. Unë u përpoqa. Unë bëra çmos për ta ndihmuar atë”, vijoi përkthyesi.