​Nisma nuk e voton qeverinë Kurti

Nisma Socialdemokrate nuk do ta votojë qeverinë Kurti, e cila pritet të dalë për votim në Kuvend të hënën.

Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala.

Ai ka konfirmuar se deputetët e partisë së Fatmir Limajt nuk do të votojnë pro qeverisë Kurti. Po ashtu ai ka thënë se Nisma nuk e përkrah opsionin për qeveri të pakicës, duke shtuar se kjo nuk do të ishte zgjidhje e mirë për vendin.