​Nis seanca ku do të debatohet për organizimin e arsimit në pandemi COVID-19

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën deputetët do të debatojnë në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.

Gjatë ditës, deputetët do të kenë edhe një seancë të re plenare, në të cilën do të trajtojnë 6 pika të rendit të ditës. Ndër to është edhe propozimi i një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare.

Ndërkaq, deputetët do të mblidhen edhe nesër ku është në interpelancë ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati për çështjen “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”.