​Nis projekti i elektrifikimit në bjeshkët e Deçanit

Komuna e Deçanit sot ka filluar projektin e elektrifikimit në bjeshkët e kësaj komune.

Kryetari Bashkim Ramosaj ka thënë se projekti do të jetë pjesë e rrugëtimit të ardhshëm zhvillimor të komunës që ai drejton.

“Deçani po bëhet ashtu siç e meriton. Qyteti ynë po merr kuptim çdo ditë e më shumë. Filluam sot, projektin e elektrifikimit të bjeshkëve, ky projekt pas shumë procedurave burokratike më në fund filloi. Tashmë rrugëtimi zhvillimor i komunës sonë është i sigurtë.Na priftë e mbara, e urime”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.