​Nis kongresi i PS-së

Kanë nisur punime e Kongresit të PS. Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mbërritën në kongres së bashku të veshur me atlete.

Tre muaj para zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, në Kongres do rikonfirmohet Erion Veliaj si kandidat për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranë. Gjithashtu do të bëhen publike lista me këshilltarët bashkiakë për Kryeqytetin.Punimet u hapën nga fjala e Sekretarit të Përgjithshëm, Taulant Balla.

Do të marrin fjalën ministra, kryebashkiakë, ndërsa në sesionin e dytë për “Bashkinë që Duam” do të flasë kryeministri Rama dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj.

Delegatët do të përshëndetën edhe nga partitë simotra evropiane ku nuk do të mungojë edhe Tania Fajon./Ora News/