​Nipi i Muhamed Ali debuton me fitore në boksin profesionist

Nico Ali Walsh, nipi i legjendës së boksit, Muhamed Ali, ka fituar ndeshjen e tij të parë në boksin profesionist.

21-vjeçari nokautoi kundërshtarin e tij, Jordan Weeks, në një përballje ku u ngjit në ring me pantallonat që mbante gjyshi i tij në vitet ’60.

“Sa i përket presionit, për mua ai ishte thjesht gjyshi. Ka qenë boksieri më i madh në histori, ndoshta edhe njeriu më i mirë”, tha Nico pas ndeshjes.

Gjithashtu, ai bëri me dije se pantallonat që përdori në ndeshjen e tij të parë si profesionist, nuk do t’i përdorë më.