​Nesër nis vaksinimi masiv në Tiranë

Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë ka filluar përgatitja e ambienteve për procesin e vaksinimit masiv duke filluar me të moshuarit mbi 70 vjeç.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një video ku jepen detaje se që nga nesër do të kenë nga 800 deri në 1000 të moshuar, të lajmëruar nga mjeku i familjes do të vijnë të bëjnë vaksinat anti-covid.

Po ashtu, në këtë video njoftohet se është vetëm mjeku i familjes do të lajmërojë të gjithë qytetarët, ashtu siç e kanë paraparë me planin e vaksinimit +85, +80, +75 dhe +70 vjeç.