​Në veri 12 të infektuar me koronavirus

Në katër komunat veriore të Kosovës aktualisht janë 12 persona të infektuar me COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress një burim brenda shtabit të krizës në veri të Mitrovicës.

KosovaPress-i ka kontaktuar edhe me drejtorin e spitalit në veri, Zllatan Elek, por ai nuk ka dhënë shifra.

“Vërtet është një gjendje e rëndë dhe numri i të infektuarve po ndryshon nga çasti në çast, por për shifra të sakta duhet të kontaktoni shtabin e krizës”, ka thënë shkurt përmes telefonit Elek.

KosovaPress mëson se deri tani në veri janë mbi 200 persona të dyshuar se janë prekur me këtë virus dhe të cilët janë në izolim, ndërsa mostrat e analizave të tyre janë dërguar në Institutin e veterinës në Kralevë të Serbisë.