​Në Shqiponjë fillon ndërtimi i kompleksit memorial

Sot në fshatin Shqiponjë është vë gurthemeli për fillimin e punimeve në kompleksin memorial për dëshmorët e kombit të brigadës 132 “Myrt Zeneli” të UÇK-së.

Lahi Brahimaj, për mes një statuti në Facebook, ka falënderuar kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj dhe drejtorin e Agjencisë për Memoriale, Bislim Zogaj.

Postimi i Brahimajt: Në fshatin Shqiponjë sot filluan punimet në kompleksin memorial dëshmorët e kombit të brigadës 132 Myrt Zeneli.

Me kryetarin e Gjakovës dhe bashkëluftëtarët Avdyl Mushkolen, Bislim Zogaj, Sadri Hoxhën , Selim Ademi e Hysen Brahimaj si dhe në prani të familjeve të dëshmorëve e bashëkluftëtarve sot vumë gurthemelin e punimeve të memorialit amfiteatri, njëherit do të bëhet edhe renovimi i kullës nga brenda.

Faleminderit shumë kryeminstrit Haradinaj dhe drejtorit te Agjensisë për memoriale Bislim Zogaj të cilët aprovuan kërkesen time me projekt për këtë memorial.

loading…