​Në Rahovec, orari i ndalimit të qarkullimit mbetet nga ora 17:00-06:00

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pranuar vendimin nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me përcaktimin e orarit për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private.

Në Komunën e Rahovecit, orari i ndalimit të qarkullimit vazhdon të jetë i njëjtë, nga ora 17:00 deri në orën 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.

Gjatë periudhës së ndalimit të qarkullimit, mundësohet qarkullimi i operatorëve ekonomik të klasifikuar sipas kodeve NACE.

Kryetari Latifi fton qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, pasi vetëm kështu mund të ruajnë shëndetin e tyre.