​Në Itali serish rritet numri i rasteve të reja me koronavirus

Sot, statistikat e infeksioneve të COVID-19 janë pak më të këqija sesa ditët e fundit në Itali, por ende brenda të njëjtave kufij si në javët e mëparshme.

Koronavirusi vrau 34 njerëz dhe 296 ishin infektuar rishtas. Dje në Lombardi pati 88 raste derisa sot ky numër është më i lartë – 170 sot, në Emilia-Romagna janë regjistruar 47 raste të reja dhe 17 në rajonin Campania, ku janë shfaqur shpërthime të reja me COVID-19, njoftuan autoritetet shëndetësore italiane.

Por lajmi i mirë është se numri i personave të shëruar po rritet dhe ka gjithnjë e më pak pacientë në njësitë e kujdesit intensiv