​Në humbjen e Arsenalit Xhaka ndër më të dobëtit, ja nota e tij

Arsenali ka pësuar një tjetër humbje në kampionat. Kjo humbje erdhi nga ballafaqimi me Aston Villan ku “Gunners” u mposhtën me rezultat minimal 1-0.

Kjo është disfata e dytë radhazi për skuadrën e drejtuar nga Mikel Arteta dhe paraqitje të dobët në këtë ndeshje pati edhe mesfushori Granit Xhaka.

Në fakt, pas përfundimit të ndeshjes, Xhaka u vlerësua me notën e ulët 6.5, ndërsa m i miri nga radhët e Arsenalit u vlerësua portieri Ryan me notën 7.7.