​Në Drenas bie breshër me madhësinë e topit të tenisit, thyen xhamat e veturave VIDEO

Pas temperaturave të larta që mbretëruan gjatë ditës, Komuna e Drenasit është përfshirë nga breshëri në orët e pasdites.

Këtë e dëshmojnë edhe videot e KosovaPress në Nekovc të Drenasit ku shihen kokrra të mëdha breshëri sa një top tenisi. Ky breshër ka thyer edhe xhamat e veturave. /Ballkani.info/