​Në aksidentin te rrethrrotullimi në Prishtinë, katër të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur ndërmjet dy automjeteve te rreth-rrotullimin Prishtinë-Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se janë lënduar 4 persona.

“Rreth orës 22:00, në rreth-rrotullimin Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar katër persona. Me rast po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.