​NATO: Greqia dhe Turqia bien dakord për bisedime mbi Mesdheun Lindor

Aleatët e NATO-s Greqia dhe Turqia kanë rënë dakord për bisedime për të shmangur përplasjet aksidentale në Mesdheun Lindor, tha të enjten sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike Jens Stoltenberg.

“Pas diskutimeve të mia me udhëheqësit grekë dhe turq, të dy aleatët kanë rënë dakord të hyjnë në bisedime teknike në NATO për të krijuar mekanizma për të zvogëluar rrezikun e incidenteve dhe aksidenteve në Mesdheun Lindor,” tha Stoltenberg në një deklaratë, raporton Reuters.