​“Na falni”, Manchester United iu drejtohet me këtë letër tifozëve

Manchester United iu është drejtuar tifozëve të saj me një letër të gjatë ku ka shpjeguar atë se çfarë ndodhi në ditët e fundit në lidhje me Superligën Evropiane.

Përmes kësaj letre, drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë pranuar se kanë bërë një gabim me vendimet e tyre dhe iu kanë kërkuar falje tifozëve.

Ja çfarë thuhet në letrën e plotë të Manchester United për tifozët:

Për të gjithë tifozët e Manchester United,

Gjatë ditëve të kaluara, të gjithë kemi qenë dëshmitarë të pasionit të madh që gjeneron futbolli dhe besnikërisë së thellë që tifozët tanë kanë për këtë klub të shkëlqyeshëm.

Ju e bëtë shumë të qartë kundërshtimin tuaj ndaj Superligës Evropiane dhe ne kemi e dëgjuar atë. E kuptuam gabimin dhe duam të tregojmë se mund t’i rregullojmë gjërat.

Megjithëse plagët janë të freskëta dhe e kuptojmë që do të duhet kohë që të shërohen, unë personalisht jam i përkushtuar për të rindërtuar besimin te tifozët tanë dhe të mësoj nga mesazhi që ju dhatë me një bindje të tillë.

Ne vazhdojmë të besojmë se futbolli evropian duhet të bëhet më i qëndrueshëm për një periudhë afatgjatë. Sidoqoftë, ne e pranojmë plotësisht që Superliga nuk ishte mënyra e duhur për të arritur atë.

Duke kërkuar të krijojmë një themel më të qëndrueshëm për lojën, ne nuk arritëm të tregojmë respekt të mjaftueshëm për traditat e saj me rrënjë të thella – promovimin, rënien, piramidën dhe për këtë na vjen keq.

Ky është klubi më i madh i futbollit në botë dhe ne kërkojmë falje pa rezerva për trazirat e shkaktuara gjatë këtyre ditëve të fundit.

Manchester United ka një trashëgimi të pasur dhe ne e pranojmë përgjegjësinë tonë për të respektuar traditat dhe vlerat e tij të mëdha.

Pandemia ka sjellë kaq shumë sfida unike dhe ne jemi krenarë për mënyrën se si Manchester United dhe tifozët e tij nga Manchesteri dhe nga e gjithë bota kanë reaguar ndaj presioneve të mëdha gjatë kësaj periudhe.

Ne gjithashtu e kuptojmë se duhet të komunikojmë më mirë me ju, tifozët tanë, sepse ju gjithmonë do të jeni në zemër të klubit.

Në sfond, mund të jeni të sigurt se do të ndërmarrim hapat e nevojshëm për të rindërtuar marrëdhëniet me palët e tjera të interesit gjatë gjithë lojës, me synimin për të punuar së bashku për zgjidhjet e sfidave afatgjata me të cilat përballet piramida e futbollit.

Tani për tani, prioriteti jonë është të vazhdojmë të mbështesim të gjitha ekipet tona.

Në mbyllje, unë do të doja të pranoja që është mbështetja juaj ajo që e bën këtë klub kaq të madh, dhe ne ju falënderojmë për këtë.

Me respekt

Joel Glazer