​Mustafa-rivalëve politik: Shihemi nesër në zgjedhje

Kryetari i deritashëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duke iu drejtuar delegatëve në kuvendin e nëntë zgjedhor, ka thënë se është koha që ky subjekt politik të marrë në duar fatin e Kosovës.

Mustafa tha se kanë përfunduar procesin zgjedhor nga i cili kanë dal më mirë të organizuar sesa më parë, pasi kanë dalur me program, ide, vizion e qëllim.Ai shtoi se ka ardhur koha ta ndalin qeverisjen e keqe dhe skandalet që zgjatën 2 vjet.“Ne si LDK nuk duam të përfitojmë nga politika e ndarjes. Ne kemi guximin të kërkojmë diçka më të mirë, kemi qenë gjithmonë të vendosur t’i bëjmë punët ndryshe me një politikë që sjellë ndryshime të mëdha më vend. Kundërshtuam të bëhen pazare me territorin e Kosovës dhe pavarësinë tonë. Kemi qenë dhe mbesim gardian të shtetit të Kosovës.

LDK është e fortë dhe unifikuese kurdo herë më parë. Kemi parë një LDK të gatshme me marrë përgjegjësi të reja. Është koha jonë të marrim fatin e Kosovës në duart tona. Kosova duhet të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe të dëshmojnë që jemi në gjendje t’i zgjedhim çështjet e hapura, por që nuk lejon cenimin e territorit të Republikës së Kosovës. Gjatë procesit zgjedhor na ndodhën disa përplasje të vogla por që i menaxhuam me sukses.

Ata që nuk ia duan të mirën LDK-së, u munduan të na pengojnë, por dështuan në tërësi”, tha Mustafa.

loading…