​Mustafa: Marrëveshja për Ujmanin përfshin vetëm studimin e fizibilitetit, jemi sqaruar me Haradinajn

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur edhe për Liqenin e Ujmanin, i cili është përfshirë në marrëveshjen e Uashingtonit.

Ai ka thënë se marrëveshje për Ujmanin, mundëson vetëm studimin e fizibilitetit nga ShBA-ja dhe assesi nuk ka të bëjë me një marrëveshje për shfrytëzimin e tij të përbashkët me Serbinë.

Mustafa në Pressing ka pranuar se partneri i tij nga AAK-ja, Ramush Haradinaj ka shprehur shqetësimet e tij, përkitazi me Ujmanin, por që janë sqaruar, pasi që ka siguruar se marrëveshja përfshin vetëm fizibilitetin.

Në këtë marrëveshje parashihet hartimi i një studimi të fizibilitetit me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.