​Munishi tregon arsyet pse po krijohet Superliga Evropiane e klubeve

Krijimi i Superligës Evropiane të futbollit ka ngjallur reagime të shumta nga njohës të ndryshëm të futbollit në të gjithë botën.

Së fundi në këtë debat është inkuadruar edhe trajneri i Gjilanit Ismet Munishi i cili si arsye kryesore për krijimin e kësaj gare e sheh krizën financiare që e ka përfshirë futbollin evropian dhe jo vetëm, përcjell KosovaPress.

“Formimi i Superligës Evropiane vjen si pasoj e krizës financiare të klubeve gjatë pandemisë dhe rishikimit të buxheteve të klubeve. Kur klubet e mëdha u perballën me krizën dhe e panë se si ndahen mjetet nga Champions League , ku dihet se nga koha e Platinit politikat zhvillimore te Uefa-së kanë mbështetur vendet e varfëra për vota ndërsa diskriminimi ka ndodhur me vendet e zhvilluara dhe klubet e mëdha. Klubet e mëdha nuk e kanë pasur problem sepse kanë pasur shumë të hyra nga reklamat, biletat dhe shitjet e ndresave dhe gjësendeve me lhogon e tyre.”, ka shkruar Munishi në profilin e tij në “Facebook”.

Më tutje, Munishi ka shtuar se nëse lejohet formimi dhe funksionalizimi i kësaj gare, UEFA si institucioni më i lartë i futbollit në Evropë do ta humb fuqinë e saj

“Nëse formohet Superliga Evropiane , Uefa pëson goditje dhe e humb fuqinë e saj që e ka pasur. Nëse gjendet kompromisi mes Uefas dhe klubeve të mëdha , ky do të jetë shantazhi më i madh ne historinë e futbollit.”, ka shkruar në fund Munishi.