​Muhamet Hamiti: Rast sui generis jemi ne

Ish-këshilltari i presidentit Ibrahim Rugova dhe ish-ambasadori i Kosovës në Angli, Muhamet Hamiti duke komentuar zhvillimet politike në vend, ka thënë se “rast sui generis jemi ne”.

Postimi i Hamitit në Facebook:

KËSHILLAT E PROPOZIMET PAKËRKUARA – RASTI YNË SUI GENERIS

Këshilla të pakërkuara ke plot këto ditë: pëlqime e propozime për president, ministër të jashtëm, formulë për koalicionin qeverisës, e të ngjashme. 

Të gjitha këto dëshira personale e servilizma që përkthehen në propozime, të cilat mëtohet të kthehen në zgjedhje e zgjidhje me karakter kombëtar. Kjo ndodh në Kosovë.  

Gjetiu këshillat e pakërkuara (unsolicited advice) e propozimet e sojit çka ma ka ënda (ëishful thinking) nuk çmohen. Bile përbuzen.  

Natyrisht! Rast sui generis jemi ne.  Rrofshin propozuesit, servilët kombëtarë!