​Moti sot në Shqipëri

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave e ajrore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës të cilat do të mbajnë mot pjesërisht të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.

Moti sot në Shqipëri do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu në mesditë në zonat malorenë Juglindje dhe Verilindje ku do të pasohen nga reshje shiu në orët e mesditës.Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 2 me lartësi vale 0,3–0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten konstante.Temperaturat min dhe max:Zonat malore 17/25°CZonat e ulëta 22/34°CZonat bregdetare 23/32°C