​Mot me shi dhe temperatura të ulëta edhe në ditët në vijim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se mot me shi dhe temperatura të ulëta do të vijojë të mbajë edhe për këto dy ditë të parashikimit.

Në viset e larta parashihet të bie borë, derisa në viset e ulëta parashihet të bie shi dhe borë. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.