​”Mos ta cenojmë kuvendin”, përplasen Linda Shala e Besim Hasani

Po vazhdojnë diskutimet për pikat e rendit të ditës në Asamblenë Zgjedhore të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Njëra nga pikat e rendit të ditës është edhe pranimi ose jo brenda këtij komiteti i Federatës së Skermës dhe Federatën së Techbollit.

Në këtë rast, kandidatja për presidente të KOK-ut Linda Shala ka propozuar që këto dy federata të pranohen në Komitetin Olimpik të Kosovës, por që të mos kenë të drejtë vote në këtë kuvend zgjedhor.

“Duke marrë parasysh që unë Besimi dhe Ismeti jemi kandidatë këtu dhe votohet në Kuvendin Zgjedhor për ne, unë propozoj që t’i pranojmë këto federata, por të mos kenë të drejtë vote në Kuvendin Zgjedhor për një arsye, për të mos e cenuar Kuvendin Zgjedhor. Nuk na bëjnë punë, as kryetarit aktual as ne të dyve që po pretendojmë ta marrim postin ato katër vota,” tha Shala.

Ndërsa kryetari aktual i KOK-ut Besim Hasani u kundërpërgjigj duke thënë se kuvendi cenohet vetëm duke u shkelur statutin.

“Kuvendi cenohet vetëm nëse thyhet statuti edhe rregullorja. Nëse herën e kaluar është vepruar ngjashëm, edhe ky është kuvend i punës, ende jemi në Kuvndin e Punës”, tha Hasani.