​Molliqaj sulmon Konjufcën e Memli Krasniqin, thotë se i kanë ndërruar rolet

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, deklaroi sot se mostrajtimi i asaj që ka ndodhur në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës është papërgjegjësi politike e institucionale.

Përgjegjës për gjendjen e krijuar në Kuvendin e Kosovës, ai bëri Partinë Demokratike të Kosovës së bashku me kryeparlamentarin Kadri Veseli.Ai ka paraqitur dy kërkesa në emër të PSD-së: përgjegjësi individuale ose partiake për veprimin e Flora Brovinës me fotografinë, ndërsa ka ftuar deputetët e LDK-së dhe Vetëvendosjes të kthehen në Kuvend dhe të bashkëpunojnë si opozitë për rrëzimin e qeverisë.

Sipas tij, insistimi i kryetarit të Kuvendit për të vazhduar seancën sikurse nuk ka ndodhur asgjë, e dëmton pikërisht nismën për të cilën po diskuton Kuvendi sot.

E arsyeja se pse Kuvendi i Kosovës gjendet në këtë situatë, ku LDK dhe Vetëvendosje bojkotojnë seancat, sipas Molliqajt është edhe për shkak të PDK-së. Ndërsa deputeti Memli Krasniqi tha se nuk kanë ngatërruar rolet me deputetin Konjufca. Teksa shtoi se PDK ka reaguar edhe për veprimin e deputetes Flora Brovina, për çka u shpreh se më së shumti politikisht është dëmtuar pikërisht subjekti të të cilit i përket.

Molliqaj përshëndeti nismën e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa për të ftuar në takim partitë opozitare për rrëzimin e qeverisë. Porse, shtoi se me veprime sikur ky i sotmi, për bojkotimin e seancës plenare, nuk do të japë rezultat pasi që LDK dhe VV po vazhdojnë të veprojnë pa një koordinim opozitar.