​Milani shkëlqen dhe merr tri pikë ndaj Cagliarit

Milani ka arkëtuar tri pikë të reja në Serie-A pasi ka triumfuar me rezultat 4-1 ndaj Cagliarit në xhiron e dytë të Serie-A.

Skuadra e Stefano Piolit e gjeti golin e epërsisë pas vetëm 12 minutave lojë me anë të golit të Sandro Tonalit i cili realizoi nga goditja e lirë.

Cagliari reagoi pas dy minutave duke e barazuar rezultatin me anë të Deiolas, por Rafael Leao e riktheu epërsinë e Rossonerëve me golin e tij në minutën e 17’.

Pastaj në skenë doli Olivier Giroud që realizoi dy gola për ta vulosur fitoren e Milanit me rezultat 4-1.

Pas dy ndeshjeve Milani ka mbledhur gjashtë pikë dhe renditet në vendin e katërt në tabelë.