​Meta përshëndet miratimin e Projektligjit për simbolet kombëtare në Mal të Zi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka përshëndetur miratimin e Projektligjit për simbolet kombëtare nga Parlamenti i Malit të Zi.

Presidenti Meta ka theksuar se ky ligj, që priste miratimin që prej vitit 2017, u garanton komunave ku shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë shënimin e festës kombëtare.

“Përshëndes miratimin në Kuvendin e Malit të Zi të Ligjit për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare për t’ju garantuar pakicave kombëtare e drejta dhe liria e zgjedhjes, përdorimit dhe vendosjes publike të simboleve kombëtare, si dhe kremtimi i festave të tyre kombëtare. Ky ligj, që priste miratimin që prej vitit 2017 u garanton komunave ku shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë shënimin e festës kombëtare.

Një hap i rëndësishëm në drejtim të respektimit të të drejtave të pakicave dhe në dobi të forcimit të kohezionit social dhe kontributit të tyre në ndërtimin e shtetit të së drejtes.

Përgëzime jo vetëm partive politike shqiptare por të gjithë institicioneve në Malin e Zi që kontribuan në miratimin e këtij ligji të rëndësishëm”, ka shkruar Meta në Facebook.