​Mesazhi i Gent Cakajt për krerët e partive politike të Luginës së Preshevës

Ministri Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj ka falënderuar krerët e partive politike të Luginës së Preshevës, me të cilët ditë më parë u pajtuan që partitë shqiptare të garojnë të bashkuar në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Bashkimi i partive shqiptare për të marrë pjesë në zgjedhje me një listë te vetme zgjedhore, është arritur me iniciativën e ministrit Cakaj. Ky bashkim do të mundësojë që shqiptarët të kenë më shumë ulëse në Parlamentin e Serbisë.

Postimi i Cakajt në Facebook:

Pas një pune të pakursyer e plot vullnet për të bërë më të mirën për Luginën e Preshevës, iu detyrohem edhe një falënderim të gjithë krerëve të partive politike që u bënë pjesë e marrëveshjes së unitetit, Shaip Kamberit, Sami Salihut, Shqiprim Musliut e, veçanërisht, Shqiprim Arifit, i cili gjatë gjithë procesit ka shfaqur jo vetëm një vullnet të madh për të bashkuar politikisht Luginën, por edhe gatishmëri për të vendosur interesat kombëtare përpara interesave partiake!