​Merkel: Faza e parë e pandemisë është pas nesh

Kancelarja gjermane Angela Merkel iu drejtua publikut të mërkurën pasi Gjermania liroi një sërë kufizimesh.

“Faza e parë e pandemisë është pas nesh,” tha Merkel, duke shtuar se Gjermania është ende në një fazë të hershme të pandemisë dhe se kthimi ‘në të vjetrën’ do të jetë një punë e gjatë dhe e vështirë.

Distanca sociale mbetet në fuqi deri më 5 qershor, por Gjermania po heq dorë nga një mori kufizimesh në sektorin e arsimit, shitjen me pakicë dhe sport. Distanca prej të paktën 1.5 metrave është akoma e vlefshme dhe ngjarje të mëdha janë të ndaluara deri në fund të gushtit.

Studentët duhet të ri-regjistrohen deri në fund të vitit shkollor, por ende nuk është vendosur në çfarë forme dhe me çfarë masash.

Shtetet federale kanë mbetur të veprojnë në mënyrë të pavarur kur bëhet fjalë për hapjen e restoranteve, hoteleve, bare, disko, panaire, pishina dhe palestrat.

Zbutja e masave do të mbetet në fuqi për aq kohë sa numri i rasteve të reja nuk kalon 50 për 100,000 banorë brenda një jave.

Në rastin e më shumë të infektuarve, do të rikthehen masat shtrënguese që ishin në fuqi deri më 20 prill.