​Melania Trump- arsyeja pse Donald Trump është i tmerruar nga Zonja e Parë

Një libër i ri mbi çiftin presidencial amerikan thotë se Melania “e tremb” presidentin Donald Trump kur i intereson, dhe se Zonja e Parë “ka shumë më tepër influencë nga sa besohet gjerësisht”.

Autori i librit, shkrimtari fitues i çmimit Pulitzer, Andrew Marr, thotë se Melania ushtroi pushtetin e saj para vendosjes në Shtëpinë e Bardhë kur arriti të rinegociojë marrëveshjen martesore me Donald Trumpin.

Kur Marr pyetet në intervistë nëse Donald Trump është i tmerruar nga gruaja e tij, ai përgjigjet:

“Po, mendoj se ajo ka një fuqi unike mbi të. Ajo ishte i vetmi person që qëndroi përkrah tij, kur foli gjatë me Putin në samitin e Helsinki. Aty nuk kishte asnjë përkthyes. Ajo është në dhomë për gjëra, kur aty nuk është askush tjetër”.

Në librin tjetër të publikuar së fundmi mbi Melania Trump “Arti i marrëveshjes së saj”, tregohet sesi Melania nuk qau natën e zgjedhjes së Donald Trump si president i SHBA.

Autorja thotë: “Raportimet se ajo ka qarë janë krejtësisht të gabuara. Unë fola me të atë natë dhe mund të them se ishte krejt e kundërta. Edhe miqtë e saj të vjetër më kanë thënë se Melania nuk qan. Kur ajo zemërohet ajo thjesht zhduket.”

Ajo shton gjithashtu se Melania i përdor për avantazhin e saj raportimet e shpeshta për mungesë besnikërie nga Donald Trump./tch