​Mehaj: Rusia zgjeroi përpjekjet kundër të vërtetës, të jemi të kujdesshëm rreth informacioneve

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar se fushata e Rusisë kundër së vërtetës është shtrirë për vite me radhë te aleatët e Rusisë në mbarë botën, duke përfshirë edhe rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, këto përpjekje janë zgjeruar brenda Rusisë dhe Ukrainës dhe se është përgjegjësia jonë që të jemi edhe më të kujdesshëm ndaj ndikimeve keqdashëse të informacionit në rajonin tonë.

Për këtë kërkohet nga të gjithë ne të jemi të kujdesshëm dhe vigjilentë se në cilat platforma dhe burime të informacionit publik dhe mediatik të orientohemi për zhvillimet e përgjithshme në Botë, Evropë, si dhe rajonin dhe vendin tonë.

Ndërsa mediat ruse të kontrolluara nga shteti bombardojnë audiencën me dezinformata në lidhje me gjoja “operacionin ushtarak special” të forcave ruse kundër Ukrainës, regjimi i Putinit po intensifikon fushatën e tij agresive kundër mediave të pavarura për të parandaluar që E vërteta të arrijë tek publiku rus.

Kosova me krenari mbështet zërat e guximshëm ukrainas dhe rus të Së vërtetës, të cilët po rezistojnë në rrezik të madh për veten e tyre.

Ne jemi gjithashtu krenarë për vendimin tonë për të ofruar mbështetje të veçantë për gazetarët dhe refugjatët ukrainas në Kosovë.

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e saj janë në nivelin maksimal të përgjegjësisë dhe detyrës për informimin e drejtë dhe në kohë për të gjitha çështjet me interes të përbashkët.