​Me kufizime lëshohet për qarkullim rruga Prizen-Prevallë

Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga nesër (e shtune, 11.07.2020), nga ora 08:00 deri në 20:00, do të lejohet qarkullimi i automjeteve deri në 3.5 ton, në rrugën rajonale R-115, drejtimi Prizren-Prevallë, fshati Gornje Sello.

Qarkullimi do të bëhet nën përcjelljen permanente të kujdestarisë nga kompania e mirëmbajtjes së rrugës.

Lejimi i qarkullimit është bazuar në rekomandimin e komisionit për vlerësim dhe propozim të zgjidhjes teknike, pas rrëshqitjeve të dheut dhe gurëve.

Ministria e Infrastrukturës, kërkon nga të gjithë ngasësit e automjeteve me peshë mbi 3.5 ton, që të vazhdojnë t’i përdorin rrugët alternative për qarkullim në këtë destinacion.