​Mbyllet pa fitues derbi londinez ndërmjet Chelseat dhe Tottenhamit

Nuk kishte fitues në derbin e madhe londinez ndërmjet Chelseat dhe Tottenhamit, ndeshje e cila u zhvillua të Dielën në “Stamford Bridge”.

Ashtu siç edhe pritej, gjatë 90 minutave lojë u zhvillua një lojë dinamike dhe e shpejte, por që për fatin e keq nuk u realizua asnjë gol.

Ky rezultat më shumë i shkon për shtatit skuadrës së Jose Mourinhos që e mban kreun e tabelës me 21 pikë, kurse skuadra e Frank Lampard pozicionohet në vendin e tretë me 19 pikë të mbledhura pas 10 ndeshjeve të zhvilluara.