​Mbyllen vendvotimet në zgjedhjet në komunat veriore

Në katër komunat veriore të Kosovës, në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e këtyre komunave.

Vendvotimet janë hapur nga ora 7:00, kurse nga ora 19:00 ka filluar mbyllja e tyre, kur edhe ka nisur numërimi i votave.