​Mbyllen tri rrugë në lagjen Pejton të Prishtinës

Në disa rrugë të kryeqytetit janë duke u bërë punime. E shkak i punimeve, sot dhe nesër do të mbyllen tri rrugë në lagjen Pejton të Prishtinës.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Nazmi Mustafa”, “Sejdi Kryeziu” e “Perandori Justinian” nga ora 08:00 e së mërkurës e deri në orën 18:00 të enjten do të jenë të mbyllura për trafik.

Nga komuna kanë bërë thirrje që të shfrytëzohen rrugët alternative.

“Për shkak të punimeve të asfaltimit, prej nesër, e mërkurë, 9 shtator në ora 08:00 deri të enjten, 10 shtator në orën 18:00 rrugët “Nazmi Mustafa”, “Sejdi Kryeziu” e “Perandori Justinian” në lagjen Pejton do të jenë mbyllura për trafik. Ju lusim që qarkullimin të e planifikoni paraprakisht dhe gjatë kësaj kohe të shfrytëzoni rrugët alternative. Ju faleminderit paraprakisht për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin!”, thuhet në njoftimin e komunës.