​Mauro Icardi pritet të rikthehet në Serie-A, befasohet Interi

Milani e ka identifikuar sulmuesin e Paris-Saint-Germain, Mauro Icardi, si një objektiv transferimi, raporton gazeta “A Bola”.

“Rossonerët” e duan argjentinasin si partner ideal të Zlatan Ibrahimoviq për sezonin 2021/22.

Icardi e kompletoi transferimin e tij nga Interi tek Paris-Saint-Germain dhe kontrata e tij me klubin francez skadon në vitin 2024.

Nëse realizohet ky operacion, skuyadra e cila do të prekej më së shumti do të ishte Interi duke ditur rivalitetin e madh mes këtyre dy klubeve.