​Masakra në Studime, Osmani: Ndër më të tmerrshmet, që nga fëmija 5 vjeç deri te më i moshuari u vranë brenda dy orësh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 23- vjetorin e Masakrës në Studime të Vushtrrisë.

“Që nga fëmija 5 vjeçar, nëna shtatzënë e deri te më i moshuari, u vranë mizorisht nga regjimi gjenocidal serb brenda dy orësh. Kjo tregon qartazi për një krim monstruoz të planifikuar dhe për të cilin fatkeqësisht ende askush nuk është vënë para drejtësisë. Kjo është ndër masakrat më të tmerrshme në Kosovë”, tha ajo.

“Nderimi për të rënët është obligim i yni, krahas angazhimit që autorët e krimit të vihen para drejtësisë”, ka theksuar Presidentja Osmani në përkujtimin e saj.

Më 2 maj të vitit 1999, 116 civilë shqiptarë, përfshirë edhe fëmijë e gra, u vranë nga forcat serbe në fshatin Studime të Vushtrrisë.