​“Marca” parashikon formacionin e Kosovës pak orë para ndeshjes

Kur kanë mbetur vetëm edhe pak orë para ndeshjes ndërmjet Spanjës dhe Kosovës, mediumi spanjoll “Marca” ka publikuar një artikull të ri kushtuar kësaj sfide.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” dhe zhvillohet nga ora 20:45 në Sevilla, përcjellë KosovaPress.

Gjithnjë sipas “Marca”, të dy skuadrat do të paraqiten me formacionet e më poshtme:

Spanja: Unai Simón; Marcos Llorente, Eric García, Sergio Ramos, Jordi Alba; Pedri, Koke, Canales; Oyarzabal, Dani Olmo Gerard Moreno.

Kosova: Ujkani; Hadergjonaj, Dreshevic, Fazliji, Paqarada; Kryeziu; Halimi, Celina, Rashica, Zeneli; Muriqi.