​MAP e zyrtarizon mandatin 4-vjeçar të Agim Ademit

Ministria e Administratës Publike ka zyrtarizur Agim Ademin me mandat 4-vjeçar.

MAP është vënë kundër interpretimit ligjor të Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, duke shkruar në opinionin e tyre ligjor se Agim Ademi është zgjedhur në vitin 2018 si kryetar legjitim i FFK’së me mandat të plotë 4-vjeçar.

MAP konfirmon se zgjedhja e Ademit është bërë në mënyrë të rregullt dhe rezulton se janë plotësuar të gjitha dispozitat e Statutit.

“Është evidentuar e tërë procedura e zhvilluar dhe rezulton se janë respektuar dispozitat e Statutit me rastin e organizimit dhe mbajtjes së këtij kuvendi. Përfaqësuesi i autorizuar – kryetari i FFK-së është zgjedhur me mandate 4(katër) vjeçar, ashtu siç parashihet në nenin 39 të Statutit, nga delegatët e Kuvendit të FFK-së”, thuhet ndër të tjera në letrën drejtuar sekretarit të përgjithshëm të FFK-së.

Ndryshe, FFK aktivitetin e saj e ka të regjistruar në Ministrinë e Administrimit Publik dhe kjo e fundit ka fjalën e fundit sa i përket çështjeve administrative si kuvendet dhe zgjedhjet në OJQ.