​Man. City e Real Madridi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e tjera kthyese të Ligës së Kampionëve ku u ballafaquan Manchester City – Borussia Monchengladbach si dhe Real Madridi me Atalantan.

Skuadra e Pep Guardiolas fitoi edhe në ndeshjen e dytë kundër skuadrës së Gasperinit me rezultat 2-0 dhe kështu e siguroi kalimin në fazën çerekfinale të kësaj gare.

Golat për liderin aktual të Premier Ligës i realizuan Kevin De Bruyne në minutën e 12’ si dhe Ikay Gundogan në minutën e 18’, përcjellë KosovaPress.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Spanjë, Real Madridi ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Atalantas.

Karin Benzema e hapi serinë e golave në minutën e 34’ dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, Sergio Ramos e dyfishoi epërsinë e vendasve me golin e tij nga penalltia në minutën e 60’. Pastaj Atalanta e ngushtoi avantazhin e spanjollëve në 2-1 me golin e realizuar nga Luis Muriel në minutën e 83’, por ishte Marco Asensio ai i cili e vendosi rezultatin përfundimtar me golin e realizuar pesë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Kështu Real Madridi e siguroi kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 4-1 pas dy ndeshjeve.